Bota

Deklarata e Zelensky: Rusia tashmë ka humbur, nuk ka rëndësi çfarë arme përdor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë në mesazhin e përnatshëm që i jep popullit të tij, që prej fillimit të luftës më 24 shkurt. Mesazhe të cilat duket sikur e kanë frymëzuar popullin ukrainas të vijojë rezistencën dhe të besojë te fitorja e së drejtës.

Zelensky foli për kërcënimet se Rusia mund të përdorë armë bërthamore dhe nuk shfaqi asnjë shenjë frike për këtë gjë, ndonëse në Ukrainë tashmë kanë filluar të shpërndahen tableta jodi.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

“Rusia tashmë ka humbur, nuk ka rëndësi se çfarë arme mund të përdorë“, u shpreh Zelensky.

“Më shumë qytetarë rusë po e kuptojnë se po shkojnë të humbasin jetën vetem sepse një person nuk do të ndalojë luftën. Tashmë dhe pushtuesit i duhet të gjejë ndonjë armë në vende të ndryshme të botës, si dronët iranianë, Shahed, por nuk keni shpresë”, përfundoi lideri ukrainas.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *