Bota

Deklarata e Ursula von der Leyen: Nuk mund të lejojmë Rusinë të…

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.

Ajo tha se Rusia donte të minonte vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe kjo nuk mund të lejohej të ndodhte.

BE do të krijojë një platformë për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta, shtoi ajo.

Lexo më shumë  “Me çfarëdo çmimi qoftë” – investime historike në Gjermani

Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe burimet, tha ajo në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Zvicër.

BE-ja ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidentja e KE.

“Dhe… më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, thekosi ajo.

Lexo më shumë  Fillojnë grindjet e para/ Musk vs. Rubio: Përplasja që detyroi Trump-in të vendosë kufijtë e rinj në kabinet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *