Lajme

Deklarata e Policisë së Kosovës: Ka pasur gjuajtje me armë, por nuk ka persona të plagosur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk ka persona të plagosur, siç është raportuar në media.

Lidhur me këtë Policia ka bërë thirrje që të mos bien pre e informacioneve të rreme, cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se janë duke vazhduar bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinë dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

“Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në reagimin e PK-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *