Lajme

Deklarata e Kurtit në forumin e Bratislavës: Serbia nuk po i njeh krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte teksa mbajti fjalën e tij në kuadër të forumit të Bratisllavës, GLOBSEC 2022.

Sipas tij, është e nevojshme një dialog parimor mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje e cila do t’i çojë të dyja vendet drejt njohjes reciproke.

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

“Fatkeqësisht Serbia po thotë që nuk do të na njohin kurrë dhe përtej kësaj as nuk i marrin parasysh, nuk i njohin krimet e kryera në të kaluarën, të jem i sinqertë kjo e dyta na ofendon shumë më shumë se e para”, u shpreh Kurti.

Lidhur me temën e Ballkanit të Hapur dhe kundërshtimin për këtë nismë, Kurti nënvizoi se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Ditën e djeshme, Kurti refuzoi ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Ohër, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *