Lajme

Deklarata e Kurtit në forumin e Bratislavës: Serbia nuk po i njeh krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte teksa mbajti fjalën e tij në kuadër të forumit të Bratisllavës, GLOBSEC 2022.

Sipas tij, është e nevojshme një dialog parimor mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje e cila do t’i çojë të dyja vendet drejt njohjes reciproke.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’e di cila forcë i ka liruar serbët e dyshuar në Prizren, por jo forca e ligjit

“Fatkeqësisht Serbia po thotë që nuk do të na njohin kurrë dhe përtej kësaj as nuk i marrin parasysh, nuk i njohin krimet e kryera në të kaluarën, të jem i sinqertë kjo e dyta na ofendon shumë më shumë se e para”, u shpreh Kurti.

Lidhur me temën e Ballkanit të Hapur dhe kundërshtimin për këtë nismë, Kurti nënvizoi se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit.

Lexo më shumë  Gjykata merr vendimin për masën ndaj serbëve të arrestuar në Gjakovë, që dyshohet se janë spiunë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë

Ditën e djeshme, Kurti refuzoi ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Ohër, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit