Lajme

Deklarata e Kryeministrit Kurti/ Reciprociteti me targat do të implementohet, nuk ka alternativë tjetër!

Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, duke e quajtur atë komplet legjitim.

Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti deklaroi se Qeveria ka marrë vendim bërë të ia mundësojë të gjithë qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës t’i konvertojnë ato në tabela legjitime, të regjistrimit që janë me akronimin RKS.

“Në këtë drejtim, ne kemi nisur një kampanjë për të informuar qytetarët serbë, por edhe kemi krijuar një lloj stimuli financiar, pasi gjatë ndërrimit të tabelave, qytetarët serbë nuk do të duhet të paguajnë TVSH-në, doganën apo akcizën që mund të shkojë deri në 5,000 euro. Do të vazhdojmë me këtë kampanjë informuese, si dhe do të implementojmë këtë lloj konvertimi apo ndërrimi të tabelave”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Kurti theksoi se shteti i Serbisë vetë është pajtuar nga viti 2018 se nuk do të prodhojë më tabela me shkurtesa të qyteteve kosovare, gjatë negociatave në Bruksel.

“Për më tepër, vetë Serbia është pajtuar që prej mesit të janarit 2018, se nuk do të prodhojë tabela të tilla në Serbi më tutje, dhe nuk do t’i detyrojnë serbët që të i përdorin këto, pra 4 vite më vonë, po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona”.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

“Po ashtu duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre të marra përsipër gjatë negociatave të tyre në Bruksel, pra nuk ka ndonjë alternativë tjetër, dhe besoj se është në dobi të të gjithë neve që të bëjmë cdo gjë legjitime në vendin tonë”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *