Dehari: Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës thirret kur të merren vesh partitë mes vete
Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se seanca e radhës do të ftohet kur të ketë marrëveshje mes partive politike.
“Seanca e radhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet. Nuk ka sanksione dhe derisa nuk ka sanksione, nuk mund të thuhet se ka shkelje”, ka thënë Dehari.
Të premten ka përfunduar afati 30-ditor për konstituim.
Vazhdimi i seancës së nisur të enjten u thirr të shtunën, por edhe në këtë seancë, kryetari i subjektit më të madh politik, Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për të negociuar me partitë tjera për çështjen e presidentit.
Rruga Press

