KryesoreLajme

Dëgjohen sirena në veri, serbët bllokojnë rrugët në Rudarë dhe Leposaviq

Incidentet në veri të Kosovës kanë filluar të shtohen ditëve të fundit, pasi autoritetet e vendit filluan përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave atje.

Rruga Press mëson se pak minuta më parë janë dëgjuar sirena në pjesën veriore të vendit.

Ndërsa, REL raporton se rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Lexo më shumë  Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Ndryshe, Policia e Kosovës që nga e marta është duke u përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur në pjesën veriore.

Policia njoftoi se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur të enjten mbrëma.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe, subjekti politik i Vuçiqit të Kosovës, që ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia furnizon Iranin me mbështetje kibernetike dhe imazhe spiunazhi për të përmirësuar sulmet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *