KryesoreLajme

Defender Europe 2025, gjenerali amarikan Wegscheider: Ne kemi demonstruar ndërveprim të plotë

Gjeneralmajor Michael E. Wegscheider tha në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, si pjesë e stërvitjes ndërkombëtare shumëkombëshe “Defender Europe 25”, se kanë qenë të suksesshëm në çdo detyrë kritike që kanë nisur për të trajnuar dhe verifikuar.

Gjeneral amerikan ka qenë pjesë e stërvitjes, të mbajtur në Babaj të Bokës si pjesë e këtij ushtrimi ndërkombëtar, ku të martën ishin krerët shtetëor të Kosovës dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjenerali Wegscheider deklaroi se “ka qenë një nder të ftohem të shërbej si Postë Komanduese e Divizionit këtu, për presidenten [Osmani], kryeministrin [Kurti] , ministrin [Maqeoncai] dhe më e rëndësishmja, mikun tim të ri, Gjeneral Jasharin”.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

“Ne kemi komanduar nga Shtetet e Bashkuara me postën kryesore të komandës, me të gjitha sistemet dhe platformat e komunikimit përtej oqeanit deri në postën taktike të komandës këtu në Gjakovë, me katër brigada shumëkombëshe nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe me ndihmën e të gjithë miqve të tjerë, përfshirë partneren tonë Lituani”, tha ai.

“Në çdo detyrë thelbësore të misionit që kemi vendosur për të ushtruar dhe verifikuar, kemi pasur sukses. Sipas mendimit tim, kemi demonstruar ndërveprim të plotë. Dhe do ta përfundoj me këtë: Kam qenë këtu shumë herë, në këtë vend të bukur. Sa herë që kthehem, mbetem i impresionuar. Kam kaluar disa vite të jetës sime këtu. Heroi i vërtetë i këtij ushtrimi, nga 18 vendet pjesëmarrëse, me gjak, djersë dhe shumë stres, heroi i vërtetë është kombi i Kosovës”, tha ai.

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

“FSK-ja, stafi i Gjeneral Jasharit, oficerët dhe nënoficerët, por më e rëndësishmja, ushtarët e FSK-së që janë 5,000 metra poshtë në këtë luginë deri në… jug, duke djersitur dhe duke vërtetuar aftësinë dhe vendosmërinë e tyre të fortë. Për ne, ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi këtu dhe mezi presim të punojmë përsëri me të gjitha vendet së shpejti”, tha gjenerali amerikan.

Lidhur me këtë ushtrim ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke deklaruar se ushtrimi shumëkombësh “Defender Europe 25”, që po zhvillohet në territorin e Kosovës, përfaqëson një dëshmi të qartë të partneritetit të fuqishëm ndërmjet SHBA-së, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aleatëve të NATO-s.

YouTube player