Armando Broja drejt largimit nga Chelsea – interes nga Milan, Ajax, PSV dhe Leipzig
Sulmuesi shqiptar Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, pas një periudhe të gjatë huazimesh, raportoi të martën The Sun.
23-vjeçari nuk ka arritur të gjejë suksesin e pritur tek “Blutë” e Londrës, kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta që e kanë penguar të tregojë potencialin e tij të plotë.
Megjithatë, interesimi për Brojën nuk mungon, me Milanin dhe Ajaxin që janë dy nga klubet e fundit që kanë treguar interesim për shërbimet e tij. Me ardhjen e Igli Tares në Milan, duket se interesimi për sulmuesin shqiptar është kthyer.

Agjenti i tij po ashtu ka pasur gjithashtu bisedime me klube si PSV Eindhoven dhe RB Leipzig.
Broja, i njohur për fuqinë dhe shpejtësinë e tij, ka kaluar disa periudha huazimi në karrierë, përfshirë ato te Vitesse, Southampton, Fulham dhe së fundmi Everton.
Ndërsa e ardhmja e tij është ende e paqartë, duket se largimi nga Stamford Bridge është një hap i mundshëm në këtë verë.
Rruga Press