Dëbora “pushton” Korçën, në këtë aks rrugor duhet të jeni patjetër të pajisur me zinxhirë
Me uljen e temperaturave janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Pasditen e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Korçë duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Aktualisht aksi rrugor Korçë-Dardhë është i kalueshëm pjesërisht për automjetet e pajisur me zinxhirë.
Lexo më shumë Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje
Policia rrugore po bën kontrolle duke mos lejuar qarkullimin e makinave që nuk kanë zinxhirë apo goma dimërore.
Deri më tani në akset e tjera rrugore nuk ka probleme sa i takon lëvizjes së makinave për shkak se prezenca e dëborës nuk ka shkaktuar vështirësi në qarkullim./abc/
Rruga Press

