Lajme

Dëbora bllokon disa akse rrugore në Shkodër dhe Pukë, disa zona kanë mungesë energjie elektrike

Reshjet e dëborës kanë vështirësuar kalimin në disa zona në vend, por kanë sjellë edhe problematika me energjinë elektrike.

Në Puke kanë pushuar reshjet e dëborës, por tashmë mbeten problem në disa zona ngricat. 

Nga ana tjetër, në qarkun e Shkodrës bëhet me dije se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me goma dimërore.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

Sipas OSHEE, 150 abonentë janë pa energji elektrike në segmentin Lëpushë-Vermosh, ndërsa në Qelez, bashkia Pukë janë 20 abonentë pa energji, dhe po punohet për riparimin e defekteve.

Në bashkinë Fushë Arrëz, është bërë e mundur hapja e rrugës se Iballës, qarkullimi kryhet me zinxhir për shkak të ngricave.

Rruga në drejtim të Thethit vazhdon të jetë e bllokuar dhe po punohet për hapjen, por stuhitë kanë krijuar probleme.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen armë e municion në Zubin-Potok

Rruga Press

YouTube player