Lajme

Dëbora 20 cm në Kukës, izolohen disa fshatra, probleme me energjinë e qarkullimin

KUKËS – Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, që kanë sjellë vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, sidomos në Qarkun e Kukësit, ku raportohet se në të gjitha akset nacioale qarkullohet vetëm me zinxhirë ose me goma dëbore. Në lartësitë mbi 800 metra trashësia ka arritur 20 cm.

Lexo më shumë  Kabineti i Presidentit të KE-së: Shqipëria ndodhet në një moment kritik!

Ndërkohë fshatrat si Tërshen, Arrën, Turaj, Borje, Zapot, Cërnalev, Xhaferaj, Lojme, Shkinak jan bllokuar nga trashësia e borës. Rrugët nacionale si Kukës-Kala e Dodës-Peshkopi, Kukës -Shishtavec, Kukës-Qaf Mali-Fierz, Kukës-Krumë-Tropojë, Tropojë-Fierz qarkullohen me zinxhirë apo goma dimërore, pasi prezenca e borës dhe akullit është evidente.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, raportohet se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në qytetin e Kukësit dhe në disa fshatra përreth.

Lexo më shumë  ShBA-ja do vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake - Rritja e sigurisë rajonale dhe mbrojtja e interesave amerikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *