Lajme

“Dashuri për interes PDK dhe LDK” – aktivistë të LVV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Prishtinë, kanë realizuar një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës.

Ata kanë vendosur disa postera ku shkruan “dashuri për interes” dhe shihet zemra e thyer në mes ku në të janë të vendosura inicialet PDK e LDK.

“Sot, aktivistët e RVV-së në Prishtinë shënuan ditën e dashurisë përmes një aksioni simbolik për ‘dashurinë’ e vazhdueshme mes LDK dhe PDK. LDK dhe PDK si çdoherë i ka bërë bashkë interesi individual e edhe ndarjet e qarjet asnjëherë si kanë pasur për qytetarët apo publiken, por vetëm për interesat e tyre të ngushta personale”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

LVV tutje shton se “dashuria dhe lidhja e tyre vazhdon të jetë vetëm për pazare, tenderë e mashtrime. Interesi i bëri bashkë, interesi i ndau. Cikël i vazhdueshëm mes tyre”.

Rruga Press

YouTube player