Bota

Danimarka planifikon të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka deklaruar se përdorimi i rrjeteve sociale do të ndalohet për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

Ajo theksoi se ky vendim është i domosdoshëm, ndërsa shtoi se duhen ligje më të rrepta për të mbrojtur fëmijët.

Kryeministrja daneze u shpreh se telefonat apo rrjetet sociale po “vjedhin fëmijërinë”, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve dhe problematikat me të cilën përballet rinia.

Lexo më shumë  Gjermania do të ndërmarrë hapa të rinj kundër spiunazhit dhe sabotimit

Megjithatë nuk janë ndarë detaje specifike rreth ndalimit të propozuar dhe mënyrës se si do të funksionojë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën