Bota

Danimarka fton gratë e vendit për të kryer shërbimin ushtarak në përpjekje për të shmangur luftën me Rusinë

Danimarka po u bën thirrje grave të vendit për të kryer shërbimin ushtarak në një përpjekje për të “shmangur” luftën përballë agresionit rus.

Gjithashtu, ajo planifikon të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes me 4.4 miliardë paund ( mbi 5 miliardë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme “në një botë ku rendi ndërkombëtar po sfidohet”, ka njoftuar kryeministrja Mette Frederiksen.

Ashtu si shumë vende evropiane, edhe Danimarka ka zvogëluar aftësitë e saj ushtarake që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Por, tani me një luftë tjetër të madhe vetëm 1,609 kilometra larg Kopenhagës, gjërat kanë ndryshuar, shkruan skynews.

“Ne nuk po riarmatosemi sepse duam luftë, shkatërrim, ose vuajtje. Ne po riarmatosemi për të shmangur luftën”, tha Frederiksen.

Planet e shtetit danez për të investuar në forcat e veta mbrojtëse përfshijnë zgjatjen e shërbimit ushtarak nga katër në 11 muaj, dhe të ftohen të dy gjinitë, si meshkujt ashtu edhe femrat.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Investimet do të mbulojnë sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore dhe një brigadë këmbësorie prej 6,000 ushtarësh deri në vitin 2028, të cilët mund të vendosen si pjesë e forcave emergjente të NATO-s.

Këto plane vijnë pasi Rusia ka paralajmëruar se Perëndimi “po shkon drejt humnerës”, duke theksuar se lufta mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player