BallinaBota

Dalin pamjet/ Vaksinat anti-Covid nisen drejt 27 vendeve të BE-së, KE nxjerr videon: Si po bëhet paketimi dhe shpërndarja

Komisioni Europian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian.

Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” KE thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE.

Lexo më shumë  The Wall Street Jurnal: Misteri që shoqëron ambasadoren e ShBA-së në Greqi teksa shtyn përpara marrëveshjet për gazin amerikan nëpër Evropë

“Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata.

Kujtojmë që Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit.

Lexo më shumë  Zviceranët refuzojnë neutralitet më të rreptë, ruhet bashkëpunimi me NATO-n

Rruga Press

YouTube player