Dalin pamjet, momenti kur marina iraniane merr peng 2 anijet greke
Mediat shtetërore iraniane kanë transmetuar pamjet nga momenti i sekuestrimit të dy cisternave greke në Gjirin Persik.
Anija “Delta Poseido” ka një ekuipazh prej 25 personash, ndërsa anija “Prudent Warrior” ka ekuipazh prej 23 personash.
Autoritetet iraniane sekuestruan dy anijet greke të shtunën e 28 majit, kur dy helikopterë të marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, prangosën ekuipazhet për të çuar cisternat në ujërat territoriale iraniane.
‼️🇮🇷🇬🇷Iranian state media released video footagefrom the seizure of Greek oil tankers in the waters of the Persian Gulf by the Iranian Navy‼️ pic.twitter.com/tqHUmXIg9o
— AZ OSINT (@AZmilitary1) May 30, 2022
Më herët sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dënoi ashpër sekuestrimin e dy cisternave greke nga Irani, gjatë një bisede që zhvilloi ditën e sotme me homologun e tij grek Nikos Dendias .
Nëpërmjet një njoftimi, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se dënon sekuestrimin e dy anijeve nga Garda iraniane.
Rruga Press