Bota

Dalin detaje të reja nga masakra që tronditi Malin e Zi të premten

Vuk Boriloviq, 34 vjeç nga Cetinja e Malit të Zi ka vrarë të premten 11 bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Pasi vrau një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur, Boriloviqi qëlloi me pushkë gjuetie fqinjët, shërbimet e urgjencës mjekësore, pjesëtarët e policisë dhe kalimtarët.

Sipas pretendimeve të autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga shtetasi N.K., raportoi Vijesti të shtunën.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviqi ka hyrë në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe ka vrarë një djalë njëmbëdhjetë vjeç në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas ka qëlluar nënën e tyre – Natasha Pajoviq Martinoviq.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë dhe bashkëshortin e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde dhe timen”, kanë thënë disa zyrtarë nga policia për Vijestin.

Në 45 minutat e tjera pas vrasjes së tre personave të parë, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau edhe shtatë dhe plagosi gjashtë të tjerë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar Danijela dhe Dimitrije Drecun, dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre, Rajko Drecun 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij, Milan Mitroviq 37 vjeç, e më pas dajën e tij, Goran Gjurishiq 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët, Aleksandra 52 vjeç dhe Danijela Radunoviq 51 vjeç.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë – Slavica Zviter, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq, si dhe policin Ljubisha Maksimoviq. Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *