Dalin bisedat e ish-deputetit të Partisë Socialiste për vrasjen e Durim Bamit
Arben Ndoka u shpall në kërkim nga SPAK pasi akuzohet se në bashkëpunim me Ervis Martinajn ka dashur të vrasë Durim Bamin nga Fushë-Kruja. Një pjesë e transkriptimeve nga dosja hetimore nga përgjimet e ish deputetit Arben Ndoka me kriminelët e tjerë është zbardhur sot nga Balkanweb. Ndoka është lidhur me Emiljano Shullazin dhe ky i fundit kishte rekrutuar Marklen Hakën për vrasjen.
Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që:
“...mbase i vjen ora kurv*s, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja q* lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.“
Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet:
“…Ai, Durim Bami me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?“
Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar,
“…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di ke mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.“
Nuk është hera e parë që ish-deputetë të Partisë Socialiste të ftuar për pjesmarrje në politikë nga Edi Rama, zbulohet të kenë qënë aktiv në sferën e krimit të organizuar në Shqipëri.
Rruga Press