Lajme

Dako-Sako, fushata e turpshme me fondet e rindërtimit/ Tenderojnë 6 mln euro për të pastrehët

Vangjush Dako është vënë në krye të fushatës për zgjedhjet e parakohshme lokale të 6 marsit në Durrës, ku mbështet fuqishëm kandidaten Emirjana Sako. Kjo e fundit është në detyrë prej më shumë se dy vitesh, pavarësisht se nuk është zgjedhur nga populli. Por, e ka “vënë partia” dhe gjatë kësaj kohe ka tenderuar qindra milionë euro për punë në atë qytet, pavarësisht se Durrësi po lëngon ende nga keqqeverisja por edhe nga tërmeti.

Megjithatë, kjo s’e ka penguar Dakon që të dalë hapur kësaj herë, teksa u bën thirrje popullit durrsak për të votuar Sakon. Megjithatë, kjo është vetëm ana morale e të gjithë fushatës, por dyshja Dako-Sako po luajnë në mënyrë të turpshme. Të paktën me fondet e rindërtimit, teksa vetëm në ditët e fundit, Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga “kukulla” Sako, ka finalizuar plot 6 tendër të majmë për rindërtimin.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  
Faksimile: Bashkia e Durrësit ka finalizuar 6 tendera për rindërtimin në Durrës

BoldNews.al bëri një vëzhgim ku konstatoi se Bashkia e Durrësit ka shpallur fituesit e 6 tendërëve të rindërtimit. Koha e bërjes së këtyre procedurave ka qenë kur jemi në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 prillit. Kodi Zgjedhor e ndalon në mënyrë kategorike përdorimin e fondeve publike për fushatë. Megjithatë, jo për Dakon dhe Sakon. Tenderi i parë që ka finalizuar Bashkia e Durrësit është me objekt “riforcim i pallatit me kod gis 963 dhe riforcimi banesave individuale në rajonin nr.4 të banorëve Artan Troci, Besim Shehu, Enver Ismaili, Faton Korbi, Gani Meci, Gramoz Kapxhiu, Halim Troci”. Sipas bashkisë, rikonstruksioni në kuadër të procesit të rindërtimit. Vlera e fondit limit për këtë tender është 94,224,018 lekë.

Ndërkohë, tenderi i dytë është me objekt “riforcim i pallatit me kod gis 24844”. Gjithashtu, edhe riforcimi banesës individuale në rajonin Nr.1 të banorit Dhimitraq Joanidhi, riforcimi banesave individuale në rajonin Nr.4 të banorëve Kurtish Elezi, Margarita Velaj, Mexhit Hana, Nazmi Shatro, Gjin Kacorri. Tenderi i dytë ka pasur një vlerë 84.481.698 lekë. Por, s’kanë përfunduar këtu tenderët e rindërtimit, pasi Sako ka shpallur fituesin edhe për procedurën me objekt “riforcimi pallateve me kod gis 7339, 23247” dhe riforcimi banesave individuale në njësinë administrative Ishëm të banorëve Albana Beja, Altlin Koka, Shaban Kurti në kuadër të procesit të rindërtimit. Sipas dokumenteve, fondi për këtë tender është 78,671,769 lekë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *