Lajme

Daçiqi nxjerr bllof Escobarin: Serbia nuk mund ta dëgjojë SHBA-në për njohjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai është një avokues i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë ata dhe ta njohë Kosovën.

Daçiqi bën të qartë që Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në, për sa kohë që SHBA-ja (Hilli, Escobari e Blinkeni) del kundër vetë deklarimit të Presidentit Biden që dialogu Kosovë-Serbi duhet të rezultojë një njohjen reciproke të shteteve.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Në festimin e Ditës së Amerikës në Parlamentin serb, ngjarje e organizuar nga Kongresi për miqësi serbo-amerikane, Daçiqi tha se kushdo që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses.

“Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Kosovë nuk do të ketë kurrë sukses. Ne kemi nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv në dialog”, tha Daçiqi.

Lexo më shumë  Ndahen mbi 690 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se raportet mes Serbisë dhe SHBA-së janë të qëndrueshme dhe nuk varen me zhvillimet në shtetet tjera.

Rruga Press

YouTube player