Lajme

Daçiqi i ka humbur shpresat se referendumi serb mund të mbahet në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk është “shumë optimist” sa i përket mbajtjes së referendumit për ndryshimin e Kushtetutës serbe, në territorin e Kosovës, duke shtuar se ky është “një tregues tjetër i rolit të Prishtinës në pengimin e çdo dialogu”.

Daçiq ka thënë për TV Prva se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, është një “test” para zgjedhjeve të prillit, sepse në organet që e zhvillojnë atë marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar mbajtjen e referendumit serb në territorin e Kosovës, në mënyrën siç ka kërkuar shteti i Serbisë. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se referendumi mund të zhvillohet vetëm në dy forma: nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, forma këto të cilat Serbia nuk po i pranon.

Ndërkohë, shtetet e QUINT-it të premten janë takuar me krerët e shtetit të Kosovës, të cilëve u kanë kërkuar që të lejojnë mbajtjen e referendumit.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Për këtë arsye, për sot u thirr seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet në këto momente.

Rruga Press

YouTube player