Lajme

Çuditë në tenderat e Bashkisë së Tiranës, fiton kompania që kërkon 130 mijë dollarë më shumë

Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet nga skualifikimi i ofertave të ulëta në tendera. Për blerjen e tubave të Ujësjellësit fitues është shpallur kompania që ka kërkuar 139 mijë dollarë më shumë se oferta më e mirë. Sërish kriteret janë ato që kufizojnë konkurencën. E njëjta kompani që mori tenderin në Tiranë, brenda ditës fiton edhe në Lushnje, por ky rast është sinjalizuar me flamur të kuq.

Kompania e quajtur Alen-Co në pronësi të Ludmilla Ngjeliut dhe Ajla Ngjeliut rezulton se ka fituar dy tendera nga dy bashki të ndryshme brenda të njëjtës ditë.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Blerje tubash e rakorderi’ të zhvilluar në Tiranë me fond limit rreth 150 milionë lekë dhe në Lushnje për ‘Blerje t matësave të ujit dhe rakorderive plotësuese’me fond limit 12.4 milionë lekë.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Referuar dokumentacionit të Agjencisë së Prokurorimit Publik, në tenderin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë rezulton se një kompani tjetër pjesëmarrëse në garë ka ofruar një vlerë më të ulët se fituesi.

Konkretisht, për këtë procedurë subjekti VIBTIS shpk ka kërkuar 17 milionë lekë më pak, ose e thënë ndryshe duke i kursyer shtetit 139 mijë dollarë, se operatori fitues që ka ofertuar 144 milionë lekë për të kryer punimet. 

Gjatë vlerësimit ky operator është skualifikuar nga gara me argumentin se nuk ka arritur të paraqesë çertifikatë për ujë të pijshëm. 

Ndërkohë në po të njëjtën ditë, më 11 shkurt është njoftuar dhe fituesi i tenderit të shpallur nga Ujësjellësi i Lushnjes. 

Në prokurim ka marrë pjesë vetëm kompania Alen-Co që rrjedhimisht është shpallur fituese e këtij tenderi.

Oferta e dhënë nga operatori Alen-Co është shumë pranë vlerës së fondit limit të tenderit dhe konkretisht rreth 12 milionë lekë. 

Këtë procedurë Open Data e ka shoqëruar me flamur të kuq me shënimin mungesë konkurence./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *