BallinaLajme

Çuçi: Sot, Policia e Shtetit, shumë më e besueshme

Bledi Çuçi, komunikimin e parë, si ministër i Brendshëm, me publikun e bëri për të ndarë sondazhin e fundit të bërë nga një agjenci suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit.

Duke u bazuar edhe në rezultatet e anketimit, ministri i ri u shpreh se, sot, Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën.

“Perceptimi për punën e bërë të Policisë së Shtetit nga viti 2013 deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Ky sondazh vjen në një moment specifik, sepse javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme apo nga një rast krejtësisht i veçuar, i cili nuk ka lidhje me të gjithë trajektoren e punës së policisë, por që nxori në sipërfaqe të gjithë atë kategori njerëzish, të cilët nuk lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë para ngjarjes së veçuar të para 10 ditëve.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Sot, Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën. Publiku e sheh me shumë respekt punën e policisë që prej vitit 2013”, u shpreh ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Rruga Press

YouTube player