Lajme

Çuçi i dredhon pyetjes së babait të Klodian Rashës/“Do të kemi një rezultat konkret, do të bëhet publik”

Në përvjetorin e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, babai i tij, Qazimi, ka kërkuar nga autoritetet që të gjejnë personin që ka vënë armën në vendin ku djali i tij ndërroi jetë pasi u qëllua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesën e Qazim Rashës duke thënë se hetimet po vijojnë.

“E para kjo gjë në lidhje me të ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni që prokuroria të këtë mohuar një gjë të tillë. Ka pasur hetim për ngjarjen, ku pjesa e parë jemi të gjithë të informuar që është në kanalet e procesit gjyqësor, ku besoj që vendimet përfundimtare pas të gjitha hallkave të sistemit do të përfundojnë me dënimin e policit. Për pjesë të tjera vazhdojnë hetimet, dhe brenda policisë dhe në momentin që do të kemi një rezultat konkret do të bëhet publike”, tha Çuçi.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

Ditën e djeshme babai i Klodianit tha se ndihej i fyer nga deklaratat se ai ka shitur gjakun e djalit, ndërkohë që shtetit i kërkoi drejtësi, për të gjetur personat që tentuan të hidhnin baltë në drejtim të të riut, duke vendosur një armë në afërsi të trupit të tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *