BallinaLajme

Covid nuk i tremb, Qeveria dhe bashkia Tiranë, 775 milionë lekë për bileta avioni

Qeveritarët tanë nuk i bllokoi karantina nëpër botë dhe kufizimet e lëvizjeve për shkak të Covid-19. Thesari i Shtetit regjistron shifra rekord pagesash për agjencitë e udhëtimeve që kanë fituar tenderët e biletave për jashtë shtetit. Kampion për udhëtime rreth botës mbetet Bashkia e Tiranës. Nisur nga aktivitetet e kryera së fundmi me skype nga Erion Veliaj me Diasporën, duket se ai dhe stafi i tij lëviz jashtë për të lobuar për një çmim të ri ndërkombëtar për Bashkinë e Tiranës.

Vetëm për tre muaj, shtator- nëntor, Thesari i Shtetit ka paguar zyrtarët për udhëtime jashtë vendit në vlerën 77 milion e 565 mijë lekë (Burimi: Open Procurement Albania).

Ku kanë shkuar zyrtarët tanë? Sigurisht, që shumica e këtyre udhëtimeve nuk kanë lidhje me punët e shtetit, sepse qysh nga fillimi vitit, samitet, seminaret, çdo takim ndërkombëtar apo bilateral zhvillohet online.

Lexo më shumë  Barometri i Ballkanit 2025/ Shqetësim në Shqipëri, çmimet e larta

Udhëtimet jashtë shtetit vijnë në një trend rritës gjatë kësaj periudhe tremujore që analizohet, sepse mesatarja mujore e bashkisë Tiranë, në vitin 2019, ka qenë afro 19 mijë euro. Në këtë tremujor shifra është mbi 60 mijë euro.

Ndërkaq vazhdojnë abuzimet me tenderët e blerjes së këtyre biletave. Tenderi i datës 9 tetor 2020, me objekt blerje 3 bileta avioni, për udhëtim vajtje-ardhje në linjën Tiranë-Paris-Tiranë sjell si rezultat blerjen e tyre me tre çmime të ndryshme, megjithëse janë me një avion dhe me njëjtin klas. Blerja është bërë në tre agjenci të ndryshme, ku çmimi më i lartë ka marrë 250 Euro më tepër se dy të tjerët, ose 1.5 milionë lekë krahasuar me më të ultin 1.15 milionë lekë.

Për të fshehur gjurmët e këtyre shpenzimeve luksi, Bashkia Tiranë ka hequr dorë nga praktika e dikurshme me marrëveshje kuadër për blerje biletash. Tani bëhen të veçuara tenderët. Njoftimi i tenderit të përvitshëm në 2016 fillonte me fjalët: “Blerje bilete udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar. Për vitin…. destinacionet e mundshme, ku personeli i Bashkise Tiranë do te ketë aktivitete, shtete të ndryshme në të gjitha kontinentet. Autoriteti Kontraktuar nuk mund të përcaktojë ekzaktësisht numrin e udhëtimeve si dhe destinacionin e tyre në këtë fazë të prokurimit. Koha, numri i udhëtimit ose udhëtimeve në destinacionet përkatëse do të vendoset sipas rastit në varësi të kërkesës – Financuar nga Buxheti i Bashkisë Tiranë. Blerje bileta udhetimi vajtje ardhje me avion në Medellin, Kolumbi….”.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

Për muajin dhjetor që zyrtarët lëvizin më shumë për Krishtlindjet, parashikohen më shumë shpenzime për bileta në destinacionet turistike nga zyrtarët shqiptarë.

YouTube player