Lajme

COVID-19 pasuroi laboratorët privat

Pandemia rëndoi xhepat e qytetarëve që u infektuan me COVID-19, ndërsa laboratorët që ofronin tamponë u pasuruan.

Shqiptarët kanë paguar 17 milionë euro për testet sipas të dhënave zyrtare, por kostoja e vërtetë mendohet të jetë shumë herë më e madhe. Testet kanë variuar nga 12 mijë lekë në fillimet e pandemisë, në rreth 3500 lekë sot.

Laboratorët privatë kanë raportuar 380 mijë teste për periudhën 2020-2021. Të gjitha të dhënat e tjera tregojnë se ato mund të kenë treguar vetëm një pjesë të vogël të tyre.

Në vitin 2021, nga Shqipëria dolën 9,6 milion persona. Për një pjesë të madhe të vitit, udhëtimi kërkonte vërtetimin e testit negativ, të marrë nga laboratorët privatë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Për shembull, në nëntor–dhjetor të atij vitit, Italia, Greqia, Austria, Holanda, Arabia Saudite dhe Suedia e kishin të detyrueshëm tamponin pavarësisht vaksinave. Gati 314 mijë qytetarë udhëtuan nga Shqipëria drejt këtyre vendeve, të gjithë me tampon negativ. Por për gjithë vitin 2021, laboratorët raportuan vetëm 257 mijë, pra gati 58 mijë më pak se numri i testeve të paraqitura vetëm në dy muaj të këtij viti.

Qindra mijëra teste të pa raportuara, janë dhjetëra miliona euro të ardhura të padeklaruara.

Tre laboratorët e parë të licencuar, Spitali Amerikan, Genius Lab dhe Intermedica kanë qenë përfituesit më të mëdhenj nga paratë e shqiptarëve gjatë vitit 2020. 17 laboratorë të tjerë u shtuan më pas.

Të gjithë duhet të kontrollohen nëse kanë raportuar më pak teste dhe të ardhura se sa kanë bërë shqiptarët tek ta. Në jo pak raste qytetarët i kanë blerë këto teste pa i kryer fare me qëllim për të udhëtuar. /euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *