Lajme

Covid-19 në Shqipëri, vijon numri i lartë i të infektuarve

Gjashtë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërsa nga 9485 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 2670 qytetarë. Ndërkohë numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë është 2152 qytetarë.

Rastet pozitive janë evidentuar në këto Bashki: 1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Në të gjithë vendin janë 24105 pacientë aktivë me COVID19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

Statistika (21 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,670
Të shëruar në 24 orë      2,151
Të shtruar në spitale       134
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 9,485

Testime totale              1,614,613
Raste pozitive                 244,182
Raste të shëruara           216,785
Raste Aktive                      24,105
Humbje jete                         3,292

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            11,409
Fier                 1,841
Elbasan          1,697
Durrës            1,628
Shkodër          1,649
Vlorë                1,471
Gjirokastër      1,132
Korçë                926
Lezhë                917
Berat                 889
Dibër                  284
Kukës                 262

Rruga Press

YouTube player