BallinaLajme

Covid-19 në Kosovë/ ​Mbetet e lartë kurba e infektimit ndërsa shënohen gjashtë viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra prej të cilave rezultojnë 309 raste pozitive. Sipas institutit,  janë raportuar po ashtu 6 viktima nga virusi. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Lexo më shumë  25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste që nga fillimi i pandemisë nga të cilët  1.290 kanë humbur jetën. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 10.478.

Rruga Press

YouTube player