Bota

Covid-19 në Francë jashtë kontrolli, numër masiv infektimesh ditore

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 102 mijë raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, mbi 102.144 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 298 persona.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.776 persona, prej të cilëve 3.913 në kujdesin intensiv.

Drejtoresha e Shëndetit Publik, Genevieve Chene deklaroi se është shumë herët të thuhet se pandemia ka përfunduar.

Lexo më shumë  Presidenti kroat kërkon që NATO t’i kushtojë vëmendje armatosjes së Serbisë

Ajo theksoi se vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19. Sipas saj, duhet të vazhdohet të tregohen të kujdesshëm dhe se numri i personave që trajtohen në spitale mund të rritet.
Chene shtoi se është e nevojshme të priten ditët e ardhshme për të bërë një vlerësim lidhur me ecurinë e pandemisë.

Ndërkohë në Paris vendosja e maskave në ambiente të hapura është bërë sërish e detyrueshme. Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë së

Lexo më shumë  Financimi i Kanye West - NY Times vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

Parisit thuhet se në kuadër të udhëzimit të qeverisë tashmë është bërë e detyrueshme vendosja e maskave në tregjet në qytet, në vendet ku ndodhen mbi dhjetë persona dhe në vendet ku priten mjetet e transportit publik, përreth shkollave, universiteteve, vendeve të adhurimit dhe qendrave tregtare.

Rruga Press

YouTube player