Bota

COVID-19/ Italia vendos: Gjendja e jashtëzakonshme deri më 31 mars

ITALI- Gjendja e jashtëzokonshme në Itali, duket se do të zgjatet deri në 31 mars. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri Mario Draghi ka kërkuar një mbledhje për të dhënë një sinjal të qartë mbi prioritetet në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit.

‘Pandemia është një mekanizëm i ri, ne e kemi gjetur çelësin për ta shmangur në fushatën e vaksinimit dhe në aplikimin e Green Pass. Duhet të ruajmë situatën që na lejon të jetojmë pa duhet t’u drejtohesh atyre të rejave. Bllokimi Gjendja e jashtëzakonshme është kushti themelor për të ecur në drejtim të sigurisë dhe qetësisë“- u shpreh Antonio Tajani.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Shkencëtarët gjithashtu duket se janë në mëdyshje për këtë situatë dhe nuk e dinë për çfarë mud të shërbejë kjo zgjatje.

” Të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme? Varet se për çfarë shërben. Unë mendoj se një gjendje e jashtëzakonshme që zgjat 2 vjet nuk është më gjendje e jashtëzakonshme. Ajo bëhet një gjendje vazhdimësie. E them sinqerisht: do të thotë që ne kemi një klasë politike dhe kam vënë edhe mazhorancën edhe opozitën, e cila nuk ka gjetur një zgjidhje normale ”,- thotë profesori Andrea Crisanti.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të Këshillit të Ministrave, i cili për momentin nuk është përfshirë ende në rendin e ditës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *