CNN: SHBA-ja pret që trupat ruse të futen sonte ose nesër në Donbas
Një dekret i nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin të hënën, i cili njihte rajonet dy separatiste pro Moskës në Ukrainën lindore, urdhëroi forcat e armatosura ruse të hynin në territore në ato që i quajti “funksione paqeruajtëse”.
SHBA-ja pret që trupat ruse të mund të lëvizin sonte ose nesër në Donbas për të ashtuquajturin misionin e tyre “paqeruajtës”, sipas një zyrtari të lartë amerikan me informacione të fundit të inteligjencës amerikane.
Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar nesër do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë, tha Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, pas njohjes nga Putini të rajoneve separatiste në Ukrainë.
Rruga Press