Bota

CNN pezullon gazetarin Chris Cuomo, ndihmoi vëllain ish-guvernator Andrew Cuomo

SHBA- CNN ka pezulluar për një kohë të pacaktuar gazetarin Chris Cuomo. Mediat e huaja raportojnë se pezullimi erdhi pasi u zbulua  pasi se ai kishte një rol më të madh se sa dihej më parë në ndihmën për të mbrojtur vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, nga akuzat për ngacmim seksual që e detyruan të largohej nga detyra.

Sipas e-maileve dhe një transkripti të dëshmisë së tij.Gazetari i CNN-it kishte kërkuar informacion nga disa burime mbi akuzueset e vëllait të tij dhe ia kishte kaluar informacionin personelit të guvernatorit, si edhe kishte qenë aktiv në hartimin e përgjigjeve ndaj akuzave.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një valë të re sulmesh ajrore ruse

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut publikoi transkriptet dhe ekspozitat të hënën që hedhin detaje të reja mbi përfshirjen e Chris Cuomo në mbrojtjen e vëllait të tij. Dokumentet, të cilat nuk ishin të njohura për publikun, ngrenë pyetje serioze,” –tha CNN.

“Kur Chris na pranoi se ai kishte ofruar këshilla për stafin e vëllait të tij, ai theu rregullat tona dhe ne e pranuam këtë publikisht. Por ne gjithashtu vlerësuam pozicionin unik në të cilin ai ishte dhe kuptuam nevojën e tij për të vënë familjen në vend të parë dhe punën në vend të dytë. Si rezultat, ne e kemi pezulluar Chris për një kohë të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm.“-përfundoi CNN.

Lexo më shumë  Dronët detarë ukrainas Sea Baby pajisen me sistem të avancuar raketor

Chris Cuomo tha se ai kishte kontaktuar gazetarë të tjerë për të marrë vesh nëse ata po shkruanin për vëllanë e tij. Andrew Cuomo dha dorëheqjen në gusht për t’iu shmangur një gjyqi për shkarkimin e tij, pasi një hetim zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *