Bota

CNN: Kriza e Ukrainës, Blinken paralajmëron Rusinë: Mos hapni ‘kutinë e Pandorës’

Në vizitën e tij sot në Kiev, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Rusia duhet të gjejë zgjidhje paqësore dhe diplomatike lidhur me Ukrainën dhe se vendimi përfundimtar i takon presidentit rus Vladimir Putin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkon nga Rusia të gjejë zgjidhje paqësore dhe diplomatike lidhur me konfliktin politik të Perëndimti me Rusinë. Në Ambasadën e SHBA në Kiev, shefi i diplomacisë amerikane tha se vendimi përfundimtar për Ukrainën i takon presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Ai paralajmëroi Rusinë se nëse ndjek përplasjen dhe jo rrugën diplomatike dhe paqësore për çtensionimin e situatës së Ukrainë, do të ketë pasoja për Rusinë.

“Shpresoj që ne të qëndrojmë në rrugën paqësore dhe diplomatike, por vendimi përfundimtar i takon presidentit Putin”, u shpreh fillimisht Sekretari i Shtetit.

Më tej, Blinken tha se Putin është në gjendje që në një kohë të shkurtër të ndërmarrë veprime agresive ndaj fqinjit të tij Ukrainës.

Lexo më shumë  Zelensky urdhëron “spastrimin e gardës shtetërore”, pas komploteve të dyshuara për vrasje

“E dimë se ka plane për të rritur këtë fuqi në një kohë të shkurtër dhe kjo do ta lejojë Putinin në këtë kohë të marrë masa agresive kundër Ukrainës”, bëri me dije Blinken në Kiev.

Në vazhdim të deklaratës së tij, shefi i diplomacisë së Shtëpisë së Bardhë tha se Rusia po vë në diskutim parimet thelbësore që janë bazë e sistemit ndërkombëtar, e cila garanton paqen dhe sigurinë, siç janë parimi që një shtet nuk mund të ndryshojë kufijtë e një vendi tjetër nëpërmjet forcës. Blinken paralajmëroi se nëse do të dhunoheshin këto parime, do të kishte pasoja tragjike për vendet duke përmendur se do të hapej “kutia e Pandorës”.

“Nëse ne lejojmë që këto parime të dhunohen, hapim kutinë e Pandorës. Të gjithë po shikojnë se çfarë po ndodh këtu”, foli Blinken në ambasadën amerikane në Kiev.

Së fundmi, SHBA i ka dhënë 200 milionë dollarë Ukrainës në lidhje me forcimin e sektorit ushtarak. Ai premtoi se shteti amerikan do ta ndihmojë në çdo moment Ukrainën me çdo gjë të nevojshme.

Lexo më shumë  BE-ja anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile në drejtim të Ukrainës

“Siç e kemi thënë, jemi të vendosur ndaj sovranitetit dhe integritet territorial të Ukrainës dhe ne do të vazhdojmë të furnizojmë Ukrainën me mbështetjen e nevojshme”, përfundoi Sekretari i Shtetit Antony Blinken. ç

Kreu i diplomacisë amerikanë do të takohet të premten me homologun e tij rus Sergej Lavrov për të gjetur zgjidhje të përbashkët për qëndrimin përfundimtar ndaj Ukrainës.

Deri tani, bisedimet me vendeve të Perëndimit dhe Rusisë lidhur me Ukrainën nuk kanë dhënë asnjë rezultat. SHBA dhe aleatët e saj duan ta përfshijnë Ukrainën në NATO, ndërsa Rusia kërkon që kjo gjë të mos ndodhë pasi do të rrezikohet siguria e saj territoriale pasi për herë të parë në histori Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut arrin në kufi me Rusinë.

Burimi: CNN

RRUGA PRESS

YouTube player