Bota

CNN-i: Lufta në Ukrainë pritet të sjellë më shumë gjak e vuajtje

Lufta në Ukrainë pritet të kalojë në një fazë të re, shumë më të përgjakshme, derisa luftimet mund të jenë edhe më të ashpra. Nga ky avancim, humbëse pritet të dalë Rusia, thuhet në një analizë të CNN-it të hënën.

Mospërparimi rus në territorin ukrainas edhe pas një muaji luftime, i ka shkaktuar probleme me furnizime, e vuajtjet e rusëve do të jenë më të mëdha. Ushtria ruse po përpiqet t’i kompensojë humbjet në terren nëpërmjet përdorimit të shtuar të forcave raketore dhe zjarrit indirekt nga artileria.

Në veri dhe perëndim të Kievit, rusët duket se kanë ngelur në vend, pa gjasa për të avancuar drejt arritjes së synimit. Në dy javët e fundit ka pasur rritje të sulmeve ruse në Lviv e Zhytomyr, ku objektiva qendrore janë depozitat e karburanteve, depot ushtarake dhe fushat me pista ajrore.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Siç bën të ditur CNN-i, forcat ruse e ruajnë epërsinë numerike karshi atyre ukrainase në terren, por kjo nuk po iu jep sukses. Ukrainasit, të mobilizuar me mjete antitankë nga shtetet perëndimore, po iu bëjnë ballë sulmeve të shpeshta, derisa përdorimi i dronëve turq, ka bërë që një pjesë e artilerisë ruse të shkatërrohet.

Në kampin rus po vërehet edhe mbështetja e dobët logjistike, taktika të pamenduara mirë dhe moral shumë i ulët mes ushtarëve.

Rusia zyrtare ka deklaruar se rrethimi i qyteteve ka një qëllim përfundimtar: kapjen e forcave ukrainase dhe dobësimin e përqendrimit në rajonet separatiste të Donbasit. Gjeneralkoloneli rus, Sergei Rudskov, deklaroi se dëmtimi i infrastrukturës ua vështirëson ukrainasve depërtimin në zonën e Donbasit.

Sulmi rus, sipas presidentit Vladimir Putin, ka nisur për spastrimin e Donetskun dhe Luhanskut nga “forcat naziste”.

Në anën tjetër, mbrojtja ukrainase po konsiderohet si mjaft produktive. Instituti për Studimin e Luftës bëri me dije se veprimet e fundit ukrainase “janë të matura dhe efektive”. /KOHA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *