Bota

Çmimi i kripur i xhupit luksoz të Putinit, përdoruesit në internet e krahasojnë me diktatorin e Koresë së Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq dje në fjalimin e tij për 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë me një xhup që çmimi i arrin shifrën marramendëse prej 12 mijë eurosh.

Sipas Daily Mail, presidenti 69-vjeçar rus është shfaqur në skenën e stadiumit në Moskë të mbushur me njerëz, i veshur me një golf të bardhë dhe një xhup të markës italiane Loro Piana.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Xhupi i tij nuk kaloi pa u vënë re, pasi mediet sociale morën flakë për koston e e cila arrin në 1.5 milionë rubla (12,000 euro), një shumë më shumë se dyfishi i pagës mesatare vjetore të rusëve.

Situata ekonomike e rusëve është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Shumë shtëpi të modës perëndimore mbyllën dyqanet në Rusi, por Putini nuk e pati të vështirë të gjente xhaketën luksoze, në një kohë kur ekonomia e vendit të tij po lëkundet dhe rubla po bie.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Inflacioni vjetor në Rusi u përshpejtua në 12.54%, sipas të dhënave të 11 marsit dhe pritet të godasë standardin e jetesës nën regjimin e Putinit.
Përdoruesit e YouTubeit e krahasojnë tubimin e djeshëm të Putinit për 8 vjetorin e aneksimit të Krimesë me propagandën e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *