Lajme

“Çmimet u rritën dhe shumë enë kuzhine nuk do ju duhen më. Merrini me vete e takohemi para kryeministrisë”

Pedagogu Ervin Goci fton qytetarët të protestojnë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Postimi në facebook

Derisa buka, nafta, mielli, kane identikisht te njejtat çmime kudo, ahere mund te themi qe çmimi eshte i gjithi i kontrollueshem, se nuk ka asnje mundesi tjeter. Po te kishte variacion çmimet, atehere po, do te bente sens.
Dikur kishim ekonomine e planifikuar e kontrolluar nga dora e hekurt e shtetit qe shpikte njeriun e ri, imagjino çfare i kishte çmimet; tani kemi monopolet, kartelet ose pools-et me te njejtin status.

Ky eshte pushtim, kjo eshte tirani, nenshtrim, dhunim, pengmarrje, quajeni si te doni, po mos te kemi iluzione qe jetojme ne treg te lire apo demokraci. Ka filluar shpesh e me shpesh, me duket vetja si peng ne kete shtet, e keni vene re se me çfare mllefi ikin njerezit, dhe nuk e kane mllefin me Shqiperine, por me tiranine.

Duke respektuar propozimet e aktivistit dhe mikut tim, Adriatik Lapaj, per uljen e TVSH-se, nuk eshte ajo zgjidhja, sepse Rama e tha vete, se dhe po u ul TVSH-ja, çmimi si reflektim kostosh nuk do te ulet, sepse ata jane partnere ne vjedhje te qeverise, dhe jane te lidhur me njeri-tjetrin, ata mundet vetem te bien dakord me shefin e tyre ne qeveri, po tregu nuk i ndikon fare ata.

Ndaj, çfarë duhet kërkuar?

Nje ligj per ndermarrjet publike, qe te kene pavaresi ekonomike dhe vendimarrjeje, dhe shteti te nderhyje vetem ne raste emergjence, jo si kjo emergjenca e sotme qe na bene te shqyejme syte nga habia e indinjata.
Duhet transparence totale, keto kane 3 vite qe nuk deklarojne bilance, ne nuk dime se pse blejne e pse shesin, dhe si i kane hesapet, si percaktohet çmimi, pse çmimi nuk leviz sipas nje burse, ku sigurisht mund te kete tavan e dysheme, por vlera e perkthyer ne para duhet te marre fryme, se kshu siç eshte, eshte variant i tollonit.

Duhen ripare kontratat me koncensionet, nuk munden ato qe te shesin gjithe kohes jashte Shqiperise, pa plotesuar nevojat tona, dhe pa patur aq energji sa mos te prodhohet skarcitet ne treg duke e çuar çmimin firifiu..
Duhet urgjentisht te krijohen kufinjte e tregjeve, dmth nje energji qe prodhohet diku, te orientohet te nevojat lokale, ku merr kuptim dhe ekonomia lokale dhe e regjinalitetit, me kete rast infrastruktura mund te behet me kapilare, me e efektshme dhe mund te prodhoje me pak humbje. E drejta per te perfituar nga burimet per shkak te afersise, duhet te skalitet ne Kushtetute, njelloj si sovraniteti mbi burimet.

Duhet urgjent nje plan per fillimin e investimeve per diversifikimin e burimeve, dhe kjo duhet t’i shpallet publikut si nje reforme qe duhet te nise me urgjence. Megjithese kjo e fundit, mbetet ne perspektive, duhet artikuluar fort.

E degjova me kujdes dje te Çani, dhe mesazhi qe mora eshte nje dhe i vetem: mos e krruani me taksat, sepse me ato mbaj monopolet, ushqej oligarket, dhe perqindjet qe marr vete.

Nuk di ç’keni pare ju, po une kete pashe, ndaj duhet dale ne proteste, sepse pushteti nxori dhembet dhe na e beri te qarte qe regjimi i koncensioneve, tenderave, i PPP-ve, nuk ndryshon, pavaresisht se sa ne nevoje jeni ju.

Te Henen me date 11, do jem para Kryeministise per t’ja kelthit ne fytyre kete padrejtesi te pamerituar qe po na behet, une nuk mund ta pranoj kete dhune, kete forme primitive skllaverimi, kete pengmarrje.

Kush e pranon, le te rrije ne shtepi!

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *