Çmimet pa frena, qytetarët protestë përballë kryeministrisë kundër shtrenjtimit të naftës e produkteve ushqimore
Ka nisur protesta kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore. Qindra qytetarë po protestojnë përpara Kryeministrisë.
Ata kërkojnë uljen e çmimeve pasi është e papërballueshme. Protesta ka nisur. Qindra qytetarë janë bërë bashkë dhe me pankarta në duar janë rreshtuar përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Me pankarta në duar, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që ka shkuar deri në 275 lekë për litër e të produkteve të tjera bazë. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai.
Rruga Press