BotaKryesore

Balerina e famshme ruse kundër Putinit: Më vjen turp që jam nga Rusia

“Më vjen turp që jam nga Rusia”, janë fjalët e një balerine të njohur, e cila kritikon ashpër luftën që presidenti i vendit, Vladimir Putini i ka shpallur Ukrainës. Balerina 30-vjeçare, Olga Smirnova, thotë se është kundër luftës, shkruan Daily Mail.

“Me gjithë shpirt jam kundër kësaj lufte. Ndjej turp për vendin tim pasi presidenti rus Vladimir Putini po godet Ukrainën”, tha ajo për Telegram.

Deklaratës së balerinës 30-vjeçare i janë bashkuar dhe shumë balerina me famë ruse, të cilat shprehen hapur kundër Putinit.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Disa ditë më parë, koreografi me famë botërore me origjinë ukrainase, Alexei Ratmansky bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës. Ratmansky ishte drejtor artistik i Baletit Rus Bolshoi për katër vjet.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, balerina ruse, së cilës në venat e saj i rrjedh gjaku ukrainas , po ndjek me shumë shqetësim zhvillimet në vendin e shkatërruar nga lufta ku ka të afërm dhe miq.
“Ndoshta çdo rus ka të afërm ose miq që jetojnë në Ukrainë . “Gjyshi im është ukrainas dhe unë jam 1/4 ukrainas”, tha ajo.

Lexo më shumë  Pas Kroacisë, edhe Bullgaria do të dërgojë mbi 100 ushtarë në Kosovë

“Çështjet politike në një shoqëri moderne të qytetëruar duhet të zgjidhen vetëm përmes negociatave paqësore . Nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha turp për Rusinë. Unë kam qenë gjithmonë krenar për popullin e talentuar rus, për arritjet tona kulturore dhe sportive. Tani (të dhemb) që njerëzit po vdesin, ndërsa të tjerët nuk kanë shtëpi ku të qëndrojnë ose detyrohen të lënë shtëpitë e tyre”, është shprehur balerina ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *