KryesoreLajme

Çmimet e larta/ Thirrje qytetarëve në Shqipëri të bojkotojnë për 5 ditë supermarketet

Një bojkot i marketeve është paralajmëruar nga data 5 shkurt deri më 10 shkurt. Në rrjetet sociale është shpërndarë një poster në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e marketeve përshkak të rritjes së çmimeve. Më tej në poster shkruhet protesto përmes bojkotit për uljen e çmimeve. Në poster janë publikuar edhe një listë me datat përkatëse për çdo market që do bojkotohet. Gjithashtu është vendosur edhe një hapsirë për të shtuar bizneset e tjera që duhen bojkotuar.

Lexo më shumë  Këshilltarja lokale e BE-së i reagon ashpër Grenellit: Vetëm të korruptuarit, Vuçiqi dhe shokët e tij e urrejnë Albin Kurtin

Nisma u ndërmor fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin. Pas thirrjes së përfaqësuesve të konsumatorëve, kroatët nisën më 30 janar edhe një aksion të ngjashëm, por që do të zgjasë një javë.

Në shënjestër të bojkotimit janë disa zinxhirë të mëdhenj tregtarë, për shkak të dyshimeve se çmimet e tyre nuk përputhen me ato në vendet e tjera të BE-së. Thirrje për bojkotime të ngjashme – kryesisht nëpër mediat sociale – u bënë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përgjigje pozitive ato morën në Serbi, Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni. Në Slloveni gjithashtu u zhvillua bojkotimi i blerjeve në disa qendra tregtare dhe supermarkete. Aksioni zgjati deri më 2 shkurt.

Lexo më shumë  Financial Times: Si e zbuloi dhëndri i Trump bregdetin mahnitës të Shqipërisë dhe darka me Ramën në jaht

Rruga Press

YouTube player