Lajme

Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri

Varfëria mund të bëhet më e mprehtë dhe me e thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë e rritjes në rekorde të çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë, analizoi së fundmi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik rajonal. Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me rreth 4 për qind nga inflacioni i lartë, ndërsa varfëria do të rritet me rreth 8.4 për qind.

Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale. Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë, në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Banka Botërore e indeksoi kufirin e varfërisë për vendet si Shqipëria me rreth 21 për qind brenda një viti, por të ardhurat e familjeve në decilin më të varfër në vend nuk janë rritur me të njëjtën ritëm gjatë vitit të fundit , duke bërë që edhe familje të tjera të përfshihen në nivelin varfërisë.

Përpara COVID-19 Rajoni kishte bërë përparim të dukshëm në uljen e varfërisë. Midis 2016 dhe 2019, shkalla e varfërisë vlerësohet të ketë rënë me rreth 10 pikë përqindje. Përmirësimet në mirëqenie ndaluan kur kriza e shkaktuar nga pandemia i çoi në recension të gjashtë ekonomitë e Ballkanit në vitin 2020. Numri i të varfërve u rrit me 155,000 persona të rinj.

Në vitin 2021 ekonomitë e Rajonit pësuan rritje të shpejtë ekonomike, e cila ndikoi në uljen e varfërisë mesatarisht me 3.5 pikë %, ku u vlerësua se rreth 547,000 kishin dalë nga varfëria. Në Shqipëri varfëria pësoi rënie me më shumë se 6 pikë % në vitin 2021 në raport me vitin 2020, si rrjedhojë edhe disa ndryshimeve metodologjike në vlerësimin e fenomenit nga Banka Botërore.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Sipas skenarëve bazë në vitin 2022 varfëria në rajon parashikohet të bjerë me rreth 1 pikë përqindjeje, ekuivalente me rreth 144,000 njerëz. Sipas skenarëve bazë, varfëria në Shqipëria parashikohet të bjerë më tej në vitin 2022 me 2 pikë përqindje.

Mirëpo në mungesë masave mbështetëse nga qeveria rritja e çmimeve të ushqimeve do të rrisë me tej shkallën e vlerësuar e varfërisë (sipas standardeve të të ardhurave të mesme të larta) .

Ndikimet mesatare në humbjen e mirëqenies janë të mëdha dhe të  larmishme nga -4.9 për qind në Shqipëri në -10.2 për qind në Maqedonia e Veriut. Në decilin më të varfër humbjet janë edhe më të mëdha./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *