Lajme

Çmimet e larta në tregje, gazetari nga Shkodra: Ka më shumë tregtarë se blerës

misioni “Good Morning Albanians”, ishte sot në disa qytete të vendit për t parë më nga afër se sa janë rritur çmimet në tregjet e fruta-perimeve.

Korrespondenti Teodor Gjergo tha për Euroenës Albania se në tregun e Zdrales, në Shkodër çmimet nuk kanë pasur një rritje në mënyrë të ekzagjeruar dhe se të vetmet produkte me çmime disi më të larta janë ato që vijnë nga jashtë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Megjithatë ai shtoi se ajo që të bie në sy është se në treg ka më shumë tregtarë se sa blerës.

Ndodhem në tregun e Zdrales, ndoshta i vetmi treg që plotëson të gjitha standardet në qytetin e Shkodrës. Duhet thënë se ndonëse ora është 9:00 dhe supozohej se duhet të kishte një numër të konsiderueshëm blerësish pranë këtij tregu, nuk ka shumë blerës më shumë ka tregtar se blerës. Ndërsa sa i takon çmimeve, nuk ka pasur çmime të rritura në mënyrë të ekzagjeruar.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Të vetmet produkte që kanë një çmim të rritur janë ato që vijnë nga jashtë. Bëhet fjalë për specin e kuq që vijon të tregtohet me rreth 350 lekë kilogramin ndërsa speci vendas që sapo ka dalë në treg varion nga 100 deri në 150 lekë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *