Lajme

Çmimet e larta/ Braktisja e plazheve të vendit, Dhërmiu në sezonin e tij më të keq

E teksa çdo ditë diskutohen çmimet e larta, në jug duket se më shumë se çmimet ajo që ka sjellë boshatisjen e plazheve janë tendenca e shqiptarëve për të dalë jashtë kufijve dhe çmimet e larta të biletave në tragete e avionë që step turistët e huaj.

Biznese të Dhërmiut, në markete apo apartamente tregojnë se kjo verë, nuk krahasohet me asnjë vit gjatë këtyre viteve. Plazhet janë bosh, dhomat bosh.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Edhe pse sipas tyre çmimet në apartamente janë nga më të lira. Propaganda e çmimeve të kripura po dëmton edhe më shumë jugun, por realisht thonë banorët në Dhërmi dhomat varjojnë nga 30 euro.

Ndërsa në restorante ka një rritje të produkteve për shkak të rritjes së çmimeve në shumicë, megjithatë janë të përballueshme.

Edhe turistët konfirmojnë se çmimet janë brenda standardit.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

E njëjta situatë është edhe për bizneset që operojnë në Llogora, puna ka rënë ndjeshëm duke rrezikuar dhe mbylljen e bizneseve. “Shpresojmë që situata të ndryshojë në muajin gusht, në të kundërt nuk mund të punojmë dot më”, thonë operator të restoranteve të Llogorasë.

E kundërta e shifrave marramendëse që qeveria kishte parashikuar për turizmin në vend po shihet në terren. E ky është viti më i dështuar për turizmin vendas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *