Çmimet e karburantit në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mban “stafetën”
Ballkani Perëndimor është përfshirë nga një rritje e çmimit të hidrokarbureve kryesisht të naftës edhe benzinës.
Por si ëshrë raporti i çmimeve mesatarë të karburanteve për vendet e Ballkanit Perëndimor?
Sipas një foto informuese nga REL, në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë , kurse gazi kushton 51 centë.
Përsa i përket Shqipërisë çmimet janë më të shtrenjta. Një litër benzinë 95 këtu kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë.
Në Serbi benzina 95 kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë kurse gazi 80 centë. Çmime të përafërta me Serbinë ka edhe Mali i Zi. Benzina 95 atje kushton 1 euro e 43 centë, benzina 98 1 euro e 46 centë, dizeli 1 euro e 30 centë dhe gazi 67 centë.
Karburantet me çmimin më të lirë i ka Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë. Çmimi i benzinës 95 në Bosnjë është 1 euro e 17 centë, i benzinës 98 është 1 euro e 20 centë, dizelit 1 euro e 14 centë dhe gazit 69 centë. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut, një litër benzinë 95 është 1 euro e 17 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 12 centë, dizeli 1 euro e 3 cent dhe gazi 67 centë.
Rruga Press