Lajme

Çmimet e kafeve dhe restoranteve shënojnë rritjen më të lartë në 14 vjet në mars

Konsumi i kafesë e produkteve të tjera në bare, apo ngrënia e një dreke në restorant, në mars kushtonte më shtrenjtë se një vit më parë.

Sipas INSTAT, që mat ndryshimin vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ky indeks u rrit me 4.6% në mars 2022, në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo është rritja më e lartë në 14 vjet, që prej vitit 2008.

Që nga viti 2014 deri nga fundi i vitit 2020, çmimet e restoranteve e bareve qëndruan pothuajse të pandryshuara, të ndikuar edhe nga fakti që për shumë muaj ato qëndruan të mbyllura. Nga viti 2021 filloi shtrenjtimi i kafeneve ndërsa muajt e fundit edhe restorantet kanë reflektuar rritjen e çmimeve të vajit, mishit të pulës, zarzavateve etj.

Lexo më shumë  Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

“Aktualisht, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 20 deri 30% apo deri në 40% siç është produkti i vajit të lulediellit që përdoret në sasi të lartë në fast food”, thotë përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj.

Ai ka paralajmëruar më herët se dhe çmimet në bare e restorante do të rriten. Rritja e produkteve bazë nuk është reflektuar të çmimet finale të bareve dhe restoranteve. Produktet bazike siç është uji dhe kafeja, pavarësisht se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtimi i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Rutte sot shkon në Bosnjë dhe Hercegovinë, nesër viziton Kosovën

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël. /Revista Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *