Çmimet e energjisë elektrike në Kosovë dhe e vërteta e argumentuar me fakte
Shkruan Arsim Thaçi
Prej se ka filluar fushata parazgjedhore, Jo vetëm liderët e partive opozitare LDK, PDK, AAK, por edhe shumë analistë dhe mediume televizive shpeshë po flasin të pavërteta, gjëja se prej ardhjes në pushtet të qeverisë së Albin Kurtit ka pas ngritje 100% të çmimeve të energjisë. Ato të pavërteta (gënjeshtra) po më shtyjnë që vazhdimisht të bëj analiza në lëminë e energjetikës.
Unë si ish inxhinier i KEK-ut, po ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se çmimi i energjisë gjatë këtyre viteve 2021-2025 asnjiherë nuk ka pas ngritje të tillë të çmimit. Ngritjet dhe uljet e çmimeve shihen në Tabelën që e kam punuar unë duke u bazuar në faturat që i ruaj në arkivën time.
Në vitin 2022 pas shpërthimit të Luftës në Ukrainë, në tregun energjetik evropian ka pas çrregullime të mëdha dhe ngritje rapide e çmimeve të gjitha produkteve prej atyre ushqimore e deri te energjia. Këto ngritje të artikujve ushqimor janë ndie edhe në Kosovë, mirëpo më së paku janë paraqitë në energji elektrike dhe krejtë kjo fal energjisë së lirë të prodhuar nga KEK-u. Përkundrazi gjat vitit 2023 në disa tarifa çmimet janë ulur diku për 3% e diku 8%. ( Këto i shihni në tabelën time)
Sa i përket çmimit të shitblerjes KEK- KEDS, nuk ka pas asnjë ndryshim të çmimit dhe sot ai ka mbetë 29 euro 60 cent për Megawat.
Në Tabelën time mund ti shihni të gjitha çmimet prej vitit 2016 e deri sot në vitin 2025, pra për periudhën dhjetë vjeçare.
P.s. Mos mendoni se është lehtë me i hartue këto tabela!
Rruga Press