Opinion/Aktualitet

Çmenduria e qeverisë së Rilindjes me inceneratorin e Tiranës

Nga Klodian Tomorri

SPAK ka shpallur në kërkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave që kanë bërë këta, rezulton pronar me 30 për qind tek koncesioni i inceneratorit të Tiranës.

Qeveria dhe bashkitë e qarkut Tiranë dhe Durrës i paguajnë çdo muaj 1 milionë euro inceneratorit të Tiranës. Nga këto 330 mijë euro-OPEX shkojnë në llogarinë private të Ciaffagliones.

Pra, qeveria i thotë Ciaffagliones, urdhëro 330 mijë euro çdo muaj tek llogaria jote që t’i kesh njëherë. Ama, po të kapa, do të fus në burg. A ka çmenduri më të madhe se kjo?

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kur dolën këto historitë e Zotos dhe Mërtirit, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës tha që ne nuk kemi lidhje me këta. I kemi thjesht nënkontraktorë dhe nuk mbajmë përgjegjësi nëse ata mund të kenë shkelur ligjin. Po tani që ka rënë pronari me letra brenda, si do e justifikojmë?

Ky zotëria, që u zgjodh kreu i SPAK dhe për të cilin ka shumë pritshmëri, vendimin e parë që duhet të merrte ishte bllokimi i inceneratorit të Tiranës.

Hetimi i fajtorëve dhe atyre që kanë shkelur ligjin është shumë i rëndësishëm. Këta duhet të bllokojnë urgjentisht pagesat për inceneratorin e Tiranës se ajo që ndodh aty është çmenduri.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Por më e rëndësishme dhe emergjente aty është të ndalet vjedhja. Sepse njerëzve kjo u intereson, të mos vidhen. Pastaj hetimet për të gjetur fajtorët të vazhdojnë sa të duan.

Tani ose bllokoni pagesat për inceneratorin e Tiranës, ose hajde bëjmë një prokurori tjetër speciale që të hetojë SPAK-un. Se kështu kjo nuk shkon. Pronari në kërkim nga drejtësia, qeveria i çon 330 mijë euro çdo muaj në llogari.

Njësoj sikur qeveria italiane të paguante kompanitë e Totto Rinas, kur e kishte në kërkim. Këtë po bëjnë këta. Dhe e gjitha kjo kalon si një gjë normale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *