Bota

Çka dihet për rajonet e Ukrainës që Putini i ka njohur si të pavarura

Presidenti rus Vladimir Putin ka njohur rajonet rebele të shkëputura në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura – por ku janë ato?

Republikat e vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk janë në kufirin lindor të Ukrainës me Rusinë.

Të dy rajonet janë shtëpi e rebelëve të mbështetur nga Rusia, të cilët kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014.

Lexo më shumë  Katari: Do duhen 3-5 vjet për të riparuar dëmet në impiantet e LNG-së nga sulmet iraniane

Putin thotë se do të dërgojë trupa ruse për të kryer të ashtuquajturat “funksione paqeruajtëse”, por fuqitë perëndimore besojnë se ai po i hap rrugën një pushtimi të ri të Ukrainës që mund të shkojë përtej republikave të vetëshpallura. Si fillim, një pjesë e madhe e zonave Donetsk dhe Luhansk ende kontrollohen nga Ukraina.

Mbretëria e Bashkuar është në mesin e një numri vendesh që shpallën sanksione ndaj Rusisë dhe burimet qeveritare thonë se këto sanksione do të “rriten” nëse rusët pushtojnë Ukrainën.

Lexo më shumë  Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *