‘Cirku Kombëtar’ e pësoi njëjtë si Teatri/Pamjet
Përmbarimi i hoqi çadrën Cirkut Kombëtar ditën e djeshme pas tënsioneve të vazhdueshme ditet e fundit. Zyra e Përmbarimit, kërkoi uljen e cadres që në muajin korrik dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut.
Fax News ka siguruar pamjet e vendit ku po punohet për heqjen totale të cadrës dhe vendi ku zhvilloheshin shfaqjet po pastrohet nga cdo objekt i mundshëm.
Kujtojmë se toka ku ishtë ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.
Rruga Press